Kuriozitet

Kloppi i kërkon, Shaqiri këndon shqip për ditëlindjen e talentit Harvey Elliott

Descriptive Text

Diçka e veçantë ka ndodhur ditën e djeshme te skuadrën e Liverpoolit, pikërisht për shkak të ditëlindjes së talentit Harvey Elliott, i cili festoi 17 vjetorin e tij.

Lojtarët nëpërmjet një lidhje online, ia kanë uruar ditëlindjen talentit të ekipit, duke i kënduar edhe “Happy B-Day”. Megjithatë pas kësaj, trajneri Klopp i ka kërkuar të gjithë lojtarëve të këndojnë në gjuhët e tyre për ditëlindjen e futbollistit.

Të njëjtën gjë i kërkoi edhe Shaqirit, i cili ndonëse luan për Zvicrën, Klopp i kërkoi të këndojë shqip.

Këtë bëri edhe sulmuesi nga Gjilani, që e këndoi këngën për ditëlindjen e Elliottit edhe në shqip.

Image