Kuriozitet

“Kopshti i Zotit”, fshati më i pastër në Indi dhe urat nga rrënjët e gjalla

Gjatë sezonit të monsunit në verilindje të Indisë të reshurat e shiut vërshojnë grykat e thella të Meghalayasm, duke u bërë “vendbanim i reve”.

Rrafshnalta malore ndërmjet Asamit dhe Bangladeshit është një nga vendet më të lagura në Tokë, dhe fiset Khasi që banojnë në këto kodra kanë zhvilluar një marrëdhënie intime me pyllin.

Shumë kohë para se të kishin në dispozicione materialet moderne të ndërtimit, fiset Khasi kishin zhvilluar një mënyrë të veçantë të urave për të lidhur fshatrat e izoluara: Urat me rrënjë të gjalla që në këto lokalitete njihen si “jing kieng jri”, shkruan National Geographic.

Trungjet e pemëve mbillen në të dy anët e tokës për të krijuar një lidhje të fortë përgjatë15-30 vjetëve. Khasit shpërndajnë rrënjët e bimëve nëpër një skelë të përkohshme të bambusë për lidhur hendekun, transmeton Koha.net. 

Një kombinim i lagështisë me ecjen e njerëzve ndihmojnë në forcimin e baltës me kalimin e kohës, dhe përzierja e rrënjëve me baltën bëhet më e trashë dhe më e fortë.

Urat finale shtrihen 15 deri në 250 metra mbi lumenj dhe gryka të thella dhe mund të mbajnë ngarkesa mjaft të mëdha, deri në 35 njerëz në të njëjtën kohë.

Për dallim nga urat me materiale të betonit dhe çelikut, këto struktura me kalimin e kohës bëhen më të qëndrueshme dhe mund të mbijetojnë shekujve.

Ato u rezistojnë përmbytjeve dhe stuhive, që janë të zakonshme në këtë rajon.

Përtej livadheve të shenjta, nderimi i Khasit për natyrën është i përditshëm. Si shumë fshatra në Meghalaya, Mawlynnong nuk ka strukturë zyrtare për mirëmbajtjen e natyrës, dhe secilit person i besohet ruajtja e mjedisit.

Në këtë fshat mbeturinat grumbullohen në enë të bambusë, i cili më pas riciklohet në pleh dhe përdoret në bujqësi, që është profesioni i tyre kryesor.

Plastikat riparohen, derisa fshatarët çdo ditë pastrojnë rrugët dhe hapësirat e tjera publike.

I vetemëruar “Kopshti i Zotit”, Mawlynnong njihet si fshati më i pastër në Indi, një titull ky që i ka tërhequr turistët dhe ka forcuar ekonominë lokale.

Kryeministri, Narendra Modi, ka vlerësuar lartë këtë komunitet, duke thënë se është model për pjesët e tjera të vendit.

National Geographic sjell disa pamje nga jeta në këtë fshat dhe urat nga rrënjët e gjalla.

{gallery}