Kuriozitet

Pas 17 vitesh përpjekje, bëhen prindër të gjashtënjakëve

Descriptive Text

Adeboye dhe Ajibola Taiwo nga Nigeria, për 17 vjet radhazi tentuan të kenë fëmijë, gjë që ishte e pamundur për ta.

Megjithatë, pas kaq shumë vitesh ata u gëzuan nga një lajm i mrekullueshëm. E kjo nuk doli të jetë nga një fëmijë por nga gjashtënjakë, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Gjashtënjakët njihen se janë shumë të rrallë në botë.

Çifti kanë sjellë në jetë 3 vajza dhe 3 djem të cilët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ata lindën në një spital në Virxhinia për të cilët u kujdesën një ekip prej 40 personash.

Image