Kuriozitet

I dënuari në Alabama, ekzekutohet pas 30 vitesh pritje

Alabama ekzekutoi të premten një të dënuar 75-vjeçar, që ka kaluar më shumë se tre dekada në pritje të ekzekutimit duke u përballur me shtatë data të shtyra më herët, pasi u dënua për vrasjen e bashkëshortit të të dashurës në 1982.

Thomas Arthur, u ekzekutua me injeksion në mesditë në burgun e Alabamës e sipas zyrtarëve, gjithçka kaloi pa komplikacione.

Ai u ekzekutua menjëherë pasi Gjykata Supreme amerikane rrëzoi pezullimin e ekzekutimit të tij pas shqyrtimit të plotë të argumenteve të avokatëve.

Këta të fundit kishin argumentuar se përdorimi i Midazolamit gjatë injeksionit vdekjeprurës ishte anti-kushtetues. Arthur është personi i 12 i ekzekutuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i pari që ekzekutohet në Alabama.