Kuriozitet

Burri i kryeministrit homoseksual të Luksemburgut pozon me gratë!

Bashkëshorti i kryeministrit homoseksual të Luksemburgut, Xavier Bettel ka pozuar përkrah bashkëshorteve dhe partnereve të liderëve botërorë gjatë konferencës së NATO.

Gauthier Destenay, një arkitekt belg, iu bashkua Zonjës së Parë të Amerikës Melania Trump në Bruksel teksa partnerët e tyre diskutonin çështjet botërore, transmeton KJ.

I quajtur “First Gentleman”, i cili u martua me kryeministrin në 2015, pozoi bashkë me gratë në një foto në Royal Castle of Laeken, përpara një darke të veçantë për partneret.

I veshur me një kostum të zi, dhe kravatë gri, Destenay qëndronte pranë bashkëshorteve të mrekullueshme të liderëve botërorë.

Ai qëndroi pikërisht pas zonjës Trump dhe bashkëshortes së devotshme muslimane të presidentit të Turqisë, Emine Erdogan.

Ndryshe nga disa nga gratë, Destenay mbajti të njëjtën veshje që kishte dhe gjatë ditës, teksa bëri një tur në Magritte Museum.

Në foto përveç Melania Trump dhe Emine Erdogan, ishte Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, dhe partnerja e kryeminsitrit belg Chalres, Michel, Amelie Derbaudrenghien.