Kuriozitet

Gjarpri ha një peshqir plazhi: Veterinarja shpjegon ditën më të çuditshme të punës

Një gjarpër ishte shumë afër që të ngordhte pasi kishte vendosur të hante një peshqir plazhi.

Veterinarja Olivia Clarke dhe ekipi i saj kanë postuar një video online në të cilën tregojnë se si kishin nxjerrë peshqirin e gjatë nga barku i gjarprit të quajtur Monty. Video, e xhiruar në një spital në Sidnei, u bë virale.

Duke shpjeguar për BBC-në, Clarke tha se kjo ishte dita më e çuditshme e saj në këtë profesion.