Kuriozitet

Gruaja zbulon se si telefoni e shpëtoi në sulmin në Manchester

Nëna e dy fëmijëve u shpëtua nga celulari i saj iPhone pas shpërthimit të bombës nga kamikazi në Manchester Arena. Bomba që kamikazi përdori nuk ishte si të zakonshmet, por ajo ishte e pajisur me gozhda, në mënyrë që gjatë shpërthimit të lëndoheshin sa më shumë persona.

Kështu një prej copëzave të metalit iu drejtua Lisa Brigdett, por për fat të mirë, telefoni i saj e ndali që ajo të lëndohej pas përfundimit të koncertit të Ariana Grandes.

45 vjeçarja tregon se po fliste në telefon në momentin e shpërthimit dhe gozhdat mund ta kishin kapur në fytyrë, por iPhone i saj e ndali diçka të tillë. Për fat të keq, asaj iu këput një prej gishtave me të cilët mbante telefonin në vesh.

Bashkëshorti i saj Steve, thotë se gruaja e tij është shumë me fat që është gjallë, pavarësisht nga vuajtjet e shumta të shkaktuara nga shpërthimi, transmeton kp.

Ai tha se përveç plagës në fytyrën e saj dhe gishtin e prerë, ajo gjithashtu ka një kyç të thyer, dhe një plagë të madhe në kofshën e saj, si dhe dëmtime të shumta të vogla.

Sulmi me bomba në Manchester Arena la të vrarë 22 persona duke përfshirë edhe fëmijë, ndërsa u plagosën 64 të tjerë. Tetë burra janë në paraburgim pas shpërthimit.

{gallery}