Kuriozitet

Sulmuesi 75-vjeçar po përgatitet për të realizuar ëndrrën profesioniste

Descriptive Text

Synimi për të luajtur futboll profesionist kishte mbetur për dekada ëndërr e largët për Ezzeldin Bahaderin, derisa ai në moshën 75-vjeçare nuk u regjistrua te Federata e Futbollit e Egjiptit si lojtari më i vjetër ndonjëherë. 

Bahader, baba i katër fëmijëve dhe gjysh i gjashtë nipërve, kishte nisur të luante futboll në rrugët e Kajros në moshën gjashtëvjeçare. Si i rritur, ai ishte konsumuar tepër nga puna si këshilltar i inxhinierisë civile dhe më pas si ekspert i tokës bujqësore, për të mos thënë se ishte edhe duhanxhi me vite, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse vazhdoi të luante futboll amator, ai hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë profesionist. Për 15 vjet ai jetoi në Kuvajt dhe tash jeton në qytetin e Rehabit, një komunitet në periferi të Kajros. Por gati shtatë dekada pasi që së pari luajti futboll, Bahader ka ringjallur ëndrrën e tij dhe nisi të aplikonte për t’iu bashkuar klubeve. 

Më në fund ai u pranua nga 6 October, një klub që luan në kategorinë e tretë të Egjiptit. Ai është duke stërvitur me klubin, si dhe në shtëpi me një trajner personal, për të kthyer formën e duhur fizike. Për t’u njohur si futbollisti më i vjetër profesionist në botë, Bahader duhet të luajë dy ndeshje 90-minutëshe, një detyrë për të cilën po stërvitet dhe shpreson ta kompletojë në mars. 

Një zyrtar i Rekordeve Botërore të Guinnessit do të jetë prezent për të shikuar ndeshjen e dytë, ka rrëfyer Bahader.   

Ndonëse mosha e Bahaderit dukej sfidë fillimisht, trajneri i tij personal Mahmoud Refaat ka thënë se motivimi i 75-vjeçarit ka qenë më i madh. Rekordin e Botës të Guinnessit si futbollisti më i vjetër profesionist aktualisht e mban izraeliti Isaak Hayik. Portieri u paraqit në prill të vitit të kaluar për klubin izraelit Ironi Or Yehuda në moshën 73vjeçare.

Në të vërtetë, Federata e Futbollit e Egjiptit kishte konfirmuar më 21 janar për lejen e 75-vjeçarit për të luajtur. 

“Sot, Federata e Futbollit e Egjiptit ka regjistruar futbollistin më të vjetër në botë gjatë afatit kalimtar dimëror. Ai është 75-vjeçari me emrin Ezzeldin, që ka firmosur për 6 October në kategorinë e tretë. Po për gatitet të futet në Librin e Rekordeve të Guinnessit, ndërsa po nis pjesmarrjen për klubin e tij të ri”, ishte thënë në komunikatë nga federata. Lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Kampionat Botëror është portieri i Egjiptit, Essam El Hadary. Ai në Botërorin 2018 në Rusi luajti në moshën 45-vjeçare për Egjiptin. 

{gallery}