Kuriozitet

Në Britani s’ka vende në burgje, dështon projekti për ndërtimin e të rinjve

Masat e ashpra ndëshkuese dhe dështimi në rekrutimin e 20 mijë oficerëve të policisë, mund të rezultojë me mbushjen e burgjeve në Britani, në dy vjetët e ardhshme.

Ministrat nuk kanë arritur të ofrojnë 10.000 vende të reja të premtuara, thuhet në një raport nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Raporti gjithashtu thekson se Qeveria nuk po arrin të sigurojë burgje të sigurta në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, raporton KTV.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar duke thënë se gjithmonë do të ketë vende të mjaftueshme burgu.

Në vitin 2016, Qeveria britanike njoftoi se do të krijonte 10.000 vende burgu brenda katër viteve, por deri më tani ajo ka shtuar vetëm 200, me 3.000 vende ende në ndërtim e sipër.

Raportohet se projekti u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me financimin. Aktualisht, ka më shumë se 83.000 të burgosur në Angli dhe Uells dhe numri parashikohet të rritet.