Kuriozitet

Janari 2020 më i nxehtë në histori

Descriptive Text

Në Francë njerëzit zgjedhin plazhin, në Austri shkrijnë Alpet.

Bregdeti sfidoi pistat e skive si destinacion turistik në Francë, ku temperaturat prekën një nivel të ri maksimal në disa pjesë të vendit. Ishte shenjë se moti i ngrohtë në Evropë kishte thyer rekordet në mbarë kontinentin.

Shifrat konfirmuan të dhënat e agjencisë evropiane të monitorimit të klimës, Kopernikus. Janari i vitit 2020 në Evropë ishte 0.2 gradë Celsius më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm i regjistruar në vitin 2007 dhe mbi 3 gradë se mesatarja e verifikuar mes viteve 1981 dhe 2010.

Fenomeni u ilustrua edhe në alpet austriake, ku dëbora e shkrirë dhe ujërat e akujve përmbytën qytete dhe i bënë rrugët të pakalueshme. Akullnajat kanë qenë në tërheqje prej vitesh në Evropë.

Dhe jo vetëm në Alpe. Në Rumani ngritja e nivelit të ujit në rajonet malore bëri që lumenjtë të dalin nga shtretërit dhe të dëmtojnë shtëpi e toka të mbjella.

Por mungesa e ujit ka qenë një problem në shumë vende. Ky rezervuar në Bullgari tregon efektet e një thatësire të vazhdueshme që ka çuar në mungesë të rezervave të ujit/Euronews.al.