Kuriozitet

A mund të infektohemi me koronavirus nga pakot që porosisim në Kinë

Nga koronavirusi kanë vdekur mbi 170 persona ndërsa tashmë ka prekur të gjitha qytetet e Kinës.

Ky virus mund të bartet nga personi në person, por edhe nga gjësendet, transmeton Koha.net.

Por a mund të bartet virusi nga pakot që porosisim në Kinë, e që është shumë e zakontë në Kosovë, sipas departamentit të shëndetit në SHBA kjo nuk mund të ndodhë.

Koronavirusi edhe pse mund të ngjitet në pakot që porosisim nëse personi që paketon atë ka këtë virus, ai nuk mund të jetojë më shumë se disa orë ndërsa gjërat që porosisim nga Kina bëjë së paku 1 javë deri të vijnë.