Kuriozitet

Policia shet në ankand veturën e mbushur me drogë, të kapur në aksion

Policia në Tailandë kërkoi falje pasi shiti aksidentalisht në ankand një veturë që përmbante dhjetëra mijëra tableta amfetamine. Blerësi pagoi 19,000 dollarë për një Honda CR-V.

Vetura u shit në ankand këtë muaj, pasi u kap në një hetimi gjatë vitit të kaluar lidhur me drogën. Kur klienti dërgoi veturën për shërbim, një mekanik zbuloi një 94,000 tableta të fshehura mirë në parakolp.

Zyrtarët thanë se do të duhet të kontrollojnë automjetet shumë më me kujdes në të ardhmen.

Niyom Termsrisuk, sekretari i përgjithshëm i Zyrës për Kontrollin e Narkotikëve, tha:

Sipas protokollit, ne kontrollojmë çdo automjet që sekuestrojmë, kështu që ky rast nuk ishte përjashtim. Ne nuk gjetëm asgjë atëherë, ndoshta sepse pilulat ishin fshehur shumë mirë”.