Kuriozitet

80-vjeçarja britanike martohet me të riun egjiptian, 10 vjet më e madhe se mamaja e tij

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, egjiptiani Mohamed Ahmed Irbriham dhe partnerja e tij 80-vjeçare, Iris, shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit. Edhe pse mund të duket shumë e çuditshme se Iris Jones është 10 vjet më e madhe se mamaja e të dashurit të saj egjiptian, që është lodër seksi, ata kanë vendosur të martohen.

Çifti ishte njohur në Facebook dhe katër ditë pasi kishin biseduar së bashku ishin takuar dhe kishin vendosur të martohen, dhe vetëm pak orë pasi ishin takuar ata kishin bërë seks bashkë. “M’u duk vetja sikur isha e virgjër. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike”, ka thënë Iris, e cila kishte 40 vite pa bërë seks që prej divorcit me ish-bashkëshortin.

“Nëse ai do të martohej me mua për paratë e mia, ai do të zhgënjehej nga unë, sepse unë jetoja me pension. Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore”.