Kuriozitet

Imami nga Uganda pas dy jave martesë, zbulon se gruaja e tij realisht është një burrë

Descriptive Text

Një imam nga Uganda pas dy javësh martese ka zbuluar se gruaja e tij e re realisht ishte një burrë.

27 vjeçari, Sheik Mohammed Mutumba zbuloi të vërtetën kur gruaja e tij u zu duke vjedhur një televizorë në shtëpinë e fqinjëve nga policia, transmeton Koha.net.

Hajni, më vonë e pranoi se është shtirur si grua që të martohej me imamin dhe të vjedhte para e tija, raporton media lokale Kayunga.

Sheiku Mutamba është suspenduar nga detyra e tij si Imam i xhamisë Kyampisi Masjid Noor, derisa të përfundojnë hetimet.

Ai ka pohuar se nuk ka pasur marrëdhënie intime me ‘gruan’ e tij edhe pse kishte 2 javë prej kur ishte martuar, për shkak se ‘ajo’ i tha atij se është me menstruacione.

Mutumba ka thënë se ai mendonte se po martohej me një grua, të quajtur Swabullah Nabukeera dhe se patën një ceremoni tradicionale martese gjatë dhjetorit, transmeton Koha.net.

Identiteti i saj i vërtet u zbulua kur u zu duke vjedhur te fqinjët.

Një grua police duke kontrolluar të ‘dyshuarën’ duke menduar se ishte femër, zbuloj se ‘gruaja e mbuluar’ realisht ishte një burrë.

{gallery}