Kuriozitet

Alienët ekzistojnë dhe mund të jenë tani në Tokë, thotë britanikja e parë në hapësirë

Helen Sharman është bërë personi i parë nga Britania që ka në hapësirë në vitin 1991.

Ajo ka folur rreth alienëve për ‘the observer’, ku është shprehur e sigurt se ka forma të tjera jetese në hapësirë, transmeton Koha.net.

“Alienët ekzistojnë, nuk ka mundësi të tjetër”, ka thënë Sharman.

“Janë aq shumë miliardë yje atje në univers të cilët duhet të jenë ndonjë forme ndryshe e jetesës. A do të jenë ata si unë e ti, të bërë nga karboni e nitrogjeni?, ndoshta jo. Është e mundur që ata janë këtu tani e ne thjesht nuk mund ti shohim”.

Sharmani e cila është një kimiste, për herë të parë ka dëgjuar për konkursin për dërgimin e astronautit të parë britanik në radion e saj në veturë në vitin 1991, e nuk ishte e sigurt nëse do të aplikonte apo jo duke menduar se ajo nuk do të zgjidhej. Por ajo u zgjodh dhe u bërë personi i parë nga Britania që ka shkuar në hapësirë, raporton cnet.

“Njerëzit zakonisht më përshkruajnë mua si femra e parë britanike në hapësirë, por unë realisht ishte personi i parë nga Britania”, shtoi ajo.

Astronautët kanë kohë që janë duke kërkuar për ndonjë shenjë të jetës jashtë tokësore.

“Kur kometa Oumuamua kaloj afër sistemit tonë solar në 2018-ën, sjellja e tij e pazakontë bëri që shumë shkencëtarë të mendonin se ishte ndonjë avion alien. Gjithashtu janë edhe valët përsëritëse të radios që astronautët i zbuluan së fundi.

A mund të jenë këto shenja të jetesës së alienëve? Tani nuk duken edhe aq. Por prapë, ne jemi vetëm një pjesë shumë e vogël, në hapësirën e cila mund të themi se është infinite...kush e di çfarë qëndron pas saj”, ka shtuar astronautja Sharman.