Kuriozitet

Kapet nga kamera momenti i shpërthimit të vullkanit në Meksikë, pamje mahnitëse

Descriptive Text

Ja shpërthyer vullkani në Papocatepetl të Meksikës duke dhuruar një pamje dramatike të llavës e reve, të cilat kanë arritur deri në 3 mijë metra në qiell.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Popocatepetl është një vullkan aktiv, rreth 70 kilometra larg kryeqytetit të Meksikës, raporton BBC.

Emri i tij do të thotë “mali i tymosur’ në gjuhën indigjene Nahuatl, transmeton Koha.net.

Momenti i shpërthimit të tij është kapur nga kamera, duke dhënë një shfaqje mahnitëse.