Kuriozitet

Rusët parkojnë veturat në vend të gabuar

E diela ishte ditë e mirë peshkimi në ishullin Ruski në Rusi.

Por më shumë se 20 shoferë që parkuan veturat e tyre në akull, përfunduan jo vetëm duke nxjerr peshq në momentin e thyerjes së akullit.

Për pak sekonda, veturat e tyre u fundosën deri në 2 metra thellësi, transmeton KTV.

Shërbimet e qytetit menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, duke nxjerr nga uji veturat.

Meteorologët nuk kanë parashikuar mot të mirë për peshkatarët e ishullit të veri të Rusisë.

Temperaturat do të jenë nën zero për ditët e ardhshme dhe deri në fund të javës do të shkojnë në minus dhjetë gradë Celsius.