Kuriozitet

Djaloshi me flokët e gjatë, sensacioni i ri i Instagramit

Farouk James është një shtatëvjeçar nga Londra i cili është kthyer në një sensacion në rrjetin social Instagram.

Djaloshi është bërë model dhe është tejet i famshëm për shkak të flokëve të tij tejet të gjatë e të veçantë.

Gjithsesi, e ëma e tij ka thënë se merr kritika për shkak se e ka lejuar djalin t’i rrisë flokët dhe po përgatit një peticion që ua ndalon shkollave të mesme të detyrojnë djemtë të prejnë flokët.

Ajo e menaxhon vetë llogarinë e Faroukut në Instagram.

“Ka pasur shumë shaka ndaj nesh, ndaj meje. Ka pasur faqe të hapura kundër meje në veçanti. Jo ndaj Faroukut, por kryesisht ndaj meje. Akuzonin se është keqpërdorim, po e teproj së shfrytëzuari djalin tim, etj. Ka pasur edhe reagime si ‘ai është djalë, prejani flokët’”, ka thënë ajo.

Deri tash llogaria e Jamesit ka arritur në më shumë se 264 mijë ndjekës.