Kuriozitet

Pamja e rrallë e Europës nga sateliti natën e Vitit të Ri

Ora 00:00 solli ndriçim në çdo pjesë të botës përmes spektakleve të dritave.

Data 31 dhjetor tregon më së miri fuqinë e dritave shumëngjyrëshe që ndezën qiellin e ftohtë të dhjetorit.

Spektakli i dritave nisi me Zelandën e Re që gjithmonë e pret e para vitin e ri e më pas Australia me organizimin e përvitshëm në Sidney.

Më pas Tokyo, New York e shumë e shumë qytete botërore me dritat e tyre karakteristike për të sjellë një vit të mbarë e të lumtur.

Pamja e kontinentit të Europës, një pjesë të Azisë dhe Afrikës nga sateliti natën e 31 dhjetorit është një ndër më të rrallat.

Që nga Portugalia e deri në Rusi i gjithë vendi është i ndriçuar me drita shumëngjyrëshe.

Ngjyra e verdhë, e kuqja dhe bluja janë mbizotëruese në pamjet e rralla përmes satelitit/Shqiptarja.com.