Kuriozitet

21 maji ndër vite

Descriptive Text

21 maji është dita e 141-të e vitit në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e diel.

Më poshtë, mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.

1554- Mbretëresha Mary I i jep kartë mbretërore një shkolle në Angli, një shkolle për djem.

1758- Një 10 vjeçar Mary Campbell, është rrëmbyer në Pensilvani gjatë luftës franceze dhe indiane. Është gjetur gjashtë vjet e gjysmë më vonë.

1792- Në një ishull në Japoni ka ndodhur një mega cunam i cili ka lënë të vdekur 14, 524 njerëz.

1851- Në Kolumbi, u shfuqizua skllavëria.

1864- Rusia deklaron fundin e luftës ruso-çerkeze.

1881- Kryqi i Kuq amerikan u themelua në Uashington, DC, nga Clara Barton.

1904- FIFA u themelua në Paris.

1917- Ka shpërthyer një zjarr i madh në Atlanta që ka shkaktuar dëme prej 5.500.000 dollarë, duke shkatërruar 2,000 shtëpi, biznese dhe kisha. U detyruan të shpërngulen rreth 10.000 persona.

1932- Amelia Earhart u bë gruaja e parë që fluturoi e vetme nëpër Oqeanin Atlantik.

1934- Oskaloosa, lowa, u bë komuna e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1991- Pas cunamit të madh në një ishull në Japoni, shpërtheu një rrjedhë llave.

2003- Tërmet me magnitudë 6.8 në Algjeri, më shumë se 2,200 persona kanë vdekur.

2012- Aksident me autobus në afërsi të Himarës, Shqipëri, 21 persona mbetën të lënduar.