Kuriozitet

Njoftohuni me këngëtaren Lil Miquelan, robotin vajzë të famshme në Instagram

“Lil Miquela” është shumë e famshme në Instagram, poston foto me rroba të stilistëve të njohur.

Ajo vesh rroba nga kompani serioze si Proenza Schouler, Coach dhe Balenciaga, dhe rekomandon produkte flokësh nga Ouai për flokë të butë si mëndafshi.

Miquela ka 1 milion ndjekës në Instagram.

Ajo mbështet haptazi çështje shoqërore si manifestimet në mbrojtje të zezakëve të keqtrajtuar nga policia, “Black Lives Matters”, dhe ka bashkëpunuar me kompani si Prada për “Javën e Modës në Milano”.

Madje, ka publikuar edhe disa këngë në Spotify.

Modelja 19-vjeçare nga Kalifornia e ka hapur llogarinë në vitin 2016 dhe ka marrë shumë famë në rrjetet sociale, me flokët e saj të zeza, shpesh të kapur me dy topuza. Ajo ka sy kaf, quka, dhe shkruan te profili se shkon në festivale muzikore si Coachella.

Por në prill ajo bëri një rrëfim: “Unë nuk jam qenie njerëzore. Jam robot”.

Miquela është një “CGI” (Imazh i krijuar me kompjuter), që është “sjellë në jetë” nga një kompani në Los Anxhelos, e quajtur “Brud”.

Kompania është e specializuar për inteligjencë artificiale dhe robotikë.

Brud ka mbështetje nga firma që merren me investime kapitalesh, si “Sequoia Capital”, “BoxGroup” dhe “SV Angel”. Sequoia Capital refuzoi të komentojë nëse kanë lidhje me Brud. BoxGroup dhe SV Angel nuk iu përgjigjën kërkesës për komente.

Lil Miquela gjithashtu është bërë shumë e famshme në YouTube me këngët e publikuara./shqiptarja