Kuriozitet

Emrat më të popullarizuar për qentë në vitin 2019

Descriptive Text

Si çdo vit, emrat më të njohur të qenve për vitin aktual publikohen në Rover.com në fillim të dhjetorit.

Siç shfaqet në këtë listë, emrat e qenve klasikë ngadalë po kthehen në modë, me emra të tjerë vizatimorë apo filmash të njohur, transmeton KosovaPress.

Hulumtimi për këtë top-listë bazohet në të dhënat e mbledhura nga më shumë se dy milionë pronarë qensh nga e gjithë bota.

Këta janë emrat më të popullarizuar në top-10:

Bela

Popi

Alfi

Lola

Max

Charli

Luna

Baley

Taddy

Baddy

Hulumtimi tregon se britanikët më tepër dëshirojnë të quajnë qentë e tyre me emrat e vjetër të njerëzve sikurse janë Gertrude dhe Klajv, pasuar nga Nigel, Humphrey, Shearly dhe Jun.