Kuriozitet

Pema lundruese e krishtlindjes

Descriptive Text

Qyteti Rio de Janeiro ka prezantuar pemën lundruese të Krishtlindjes, duke nisur zyrtarisht sezonin e festave të fundvitit në plazhin e këtij qyteti brazilian.

Mijëra turistë dhe banorë vendas janë bërë bashkë në lagunën Rodrigo de Freitas, për të parë ndezjen e dritave dhe një seri fishekzjarrësh.

Tubimi i përvitshëm është joshës për turistët që vijnë çdo herë në këtë festë, transmeton KTV.

Për herë të parë, pema lundruese u prezantua në vitin 1996.

Ndezja e dritave të kësaj peme është një prej ngjarjeve kryesore të Rios pas karnavalit të famshëm dhe pritjes së vitit të ri në plazhin e njohur Copacabana.