Parlamenti japonez mbrohet me kapela kundër tërmeteve

27 November 2019 18:19

Deputetë e Japonisë janë përgatitur për emergjenca, duke vendosur kapela të krijuara në rastet e tërmeteve.

Ushtrimi është kryer nga kryeparlamentari që ka porositur deputetët se duhet të mbajnë helmetat në çfarëdo rasti emergjent, transmeton KTV.

Këto ushtrime emergjente janë bërë për shkak se Japonia shpesh goditet nga tërmetet.

Në vitin 2011, një tërmet prej 9 shkallës të Rihterit shkaktoi cunami që la të vdekur dhe të zhdukur më shumë se 18 mijë njerëz.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme