Në Rusi temperatura bie në -50 gradë

Në Rusi temperatura bie në -50 gradë

26 November 2019 14:11

Në qytetin Verhoyansk, i cili ndodhet në Republikën Saha [Yakutistan] të Federatës së Rusisë dhe njihet si një nga pikat më të ftohta të botës, temperatura ka rënë në -50 gradë celsius.

Galina Dabanova, zëvendësdrejtore në një shkolle të Verhoyansk-it thotë se për shkak të motit të ftohtë në qytet, ku temperaturat bien deri në -50 gradë celsius, është ndërprerë mësimi për klasat 1-7.

“Shkolla jonë ka 207 nxënës. Javën e kaluar temperaturat ishin -30 gradë celsius, kurse sot termometrat kanë shënuar -51 gradë; moti është i acartë dhe me erë të fortë. Për këtë arsye është ndërprerë mësimi”, sqaron Dabanova, shkruan TRT shqip.

Qytetet Verhoyansk dhe Oymyakon të Republikës Saha (Yakutistan) njihen si pikat më të ftohta të botës për arsye se temperaturat e ajrit këtu bien deri në -67 gradë celsius.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme