Kuriozitet

Vajza shpëton nënën nga i dashuri dhunues, shtiret kinse po porosit pica

Descriptive Text

Një vajzë nga Oregon në Ohio, shpëtoi nënën e saj nga i dashuri dhunues, derisa u shtir se po porosiste pica po thirri policinë në Oregon.

Ajo pretendoi se po bënte porosi për picë, por thirri 911 dhe ia dha informacionet e vendndodhjes, pa u vënë fare re nga dhunuesi, transmeton Koha.net.

Policia fillimisht i thotë se ka thirrur në vend e gabuar për të porositur pica, por ku ajo nisë të flasë me nervozizëm, policia e kupton menjëherë.

I dashuri i nënës së saj, 51 vjeçari Simon Lopez, ishte në shtëpinë e tyre kur edhe kishte nisur së ushtruari dhunë fizike, përcjell DailyMail.

Viktima kishte marrë vazhdimisht grushte në trup e fytyrë, e po përplasej për muri.

Vajza 38 vjeçare që lajmëroi policinë, bëri një plan të mençur për ta ndihmuar nënën. Policia regjistroi menjëherë vendndodhjen dhe arriti të arrestojë sulmuesin.