Kuriozitet

34 penallti për t’u shpallur fitues të ndeshjes

U desh ekzekutimi i 34 penalltive që ekipi amator i Taunton të kalonte në fazën tjetër të kupës “Southern League Challenge Cup”.

Një ndeshje ku si rrallë herë më parë lojtarët e Taunton dhe Turos humbën 11 penallti. Pas përfundimit të kohës së rregullt me shifrat 2 me 2, ekipet iu drejtuan penalltive.

Rezultati u mbyll me shifrat 12 me 11 për ekipin e Taunton, transmeton VizionPlus. Rezultat ky që I çon dy ekipet të barazojnë rekordin e numrit më të madh të penalltive të gjuajtura në një ndeshje në futbollin anglez që ishte realizuar më parë në ndeshjen Oxfort-Chelsea U21.

{gallery}