Kuriozitet

Fotografohet dreri i rrallë, një në një milion

Kur ushtari i pensionuar amerikan Steve Lindberg, doli nga shtëpia me kamerën e tij, ai dëshironte që të kapte momente nga bota e egër për faqen e tij në Facebook, raporton BBC.

Që nga 2012-ta, ai ka postuar nga një fotografi për çdo ditë të ‘bota së egër’ në Michigan.

Ai nuk ishte shumë optimist se do të kapte diçka të rrallë gjatë sezonit dimëror, kështu që ai kënaqej kur fotografonte ndonjë kafshë të egër afër lumit apo ndonjë peshk të ngrirë, transmeton Koha.net.

“Unë thash ‘O sapo e bëra foton për sot”, thotë 75 vjeçari Lindber për BBC.

Por duke shkuar te vetura e tij me qenin e tij, ai pa një dre me pamje të çuditshme.

“Unë kam me qindra foto të drerit të bardhë me bishte por menjëherë e vërejta se ky nuk ishte i zakonshëm... ai kishte brinjët lëmsh mbi kokën e tij”, shtoi ai.

Ai fillimisht u postoi fotot e tij në facebook, por pastaj vërejti se dreri realisht kishte 3 brinjë mbi kokën e tij.

Ky lloj dreri me tre brinjë është shumë i rrallë ‘një në një milion’ sipas veterinarit Steve Edwards, raporton BBC.

{gallery}