Kuriozitet

Bill Gates rikthen ‘fronin’ e më të pasurit në botë

Krijuesi i Microsoftit, Bill Gates ka rikthyer statusin e tij të njeriut më të pasur në botë, duke mposhtur krijuesin e Amazonit, Jeff Bezos.

Indeksi i miliarderëve ‘Bloomberg’ i cili gjurmon pasurinë e 500 njerëzve më të pasur në botë, është përditësuar pas mbylljes së tregut të bursës së SHBA-së.

Në këtë listë është zbuluar se Bill Gates tani është njeriu më i pasur në botë, pasi Amazon ka pësuar rënie të profitit gjatë muajit të kaluar, transmeton Koha.net.

Rritja e Bill Gatesit në ranglistë mund të jetë ndihmuar edhe nga marrëveshja 10 miliardëshe e Microsoftit me Pentagonin për ‘cloud-computing’, e që kishe zemëruar Amazonin.

Vlera neto e Bill Gatesit tani është 110 miliardë dollarë përderisa e Bezosit 108.7 miliardë dollarë.

Pasuria e Jeff Bezosit ka pësuar rënie nga divorci i tij me gruan Mackenzie, e cila ka marrë një çerek të aksionet e tyre në Amazon.

Bloomberg gjithashtu ka treguar se edhe Gates mund të kishte më shumë vlerë neto, por ai ka dhuruar donacion mbi 35 miliardë dollarë që nga 1994-ta.