I dënuari me burgim të përjetshëm që vdiq klinikisht pretendon se e ka kryer dënimin Në foto, Benjamin Schreiber

I dënuari me burgim të përjetshëm që vdiq klinikisht pretendon se e ka kryer dënimin

10 November 2019 10:15

Një i dënuar në Iowa me burgim të përjetshëm thotë se duhet të lihet i lirë pasi para katër vjetësh ishte sëmurë dhe kishte vdekur përkohësisht dhe e kishin kthyer në jetë në spital. Por gjykatat nuk po duan të dëgjojnë pretendimin e tij.

Benjamin Schreiber ishte dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi të lirimit të parakohshëm më 1997 pasi ishte shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë. Në marsin e viti 2015, atij i ishin zhvilluar gurë në veshkë që kishin çuar në helmim septik, sipas dokumenteve të gjykatës.

Si rrjedhojë atij i kishin humbur ndjenjat në qelinë e tij dhe ishte dërguar në një spital lokal, ku ai u rikthye në jetë pesë herë, thonë dokumentet, raporton CNN.

Sipas Gjykatës së Apelit në Iowa, Schreiber “pretendon të ketë vdekur përkohësisht në spital, rrjedhimisht e ka kryer dënimin e tij ‘të përjetshëm’... Meqë dënimin e ka kryer, thotë ai, ai po mbahet ilegalisht i burgosur dhe duhet liruar menjëherë”, transmeton Koha.net.

Një gjykatë rajonale më parë ia kishte mohuar mocionin Schreiberit. Dhe të mërkurën e javës që po lëmë pas, edhe Gjykata e Apelit në Iowa e vërtetoi vendimin e gjykatës së ulët.

Në opinionin e saj, gjykata e apelit tha se në “një lexim të thjeshtë” të ligjit të Iowas thuhet se të dënuarit me për vrasje të shkallës së parë “duhet të kryejnë dënimin e tyre të mbetur të jetës së tyre të natyrshme në burg, pavarësisht se sa e gjatë të jetë ajo periudhë apo çfarë ngjarjes mund të ndodhin para përfundimit të jetës së të pandehurit”.

“Schreiber ose është gjallë, në ç’rast ai duhet të mbetet në burg”, thotë gjykatësja Amanda Potterfield, “ose është i vdekur, në ç’rast ky apel është i dyshimtë”.

Avokati i Schreiberit nuk e ka komentuar vendimin. Është e paqartë nëse Schreiberi planifikon ta çojë rastin në ndonjë gjykatë më të lartë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme