Kuriozitet

Pranë vrimave të zeza, portale për në dimensione të tjera

Portale misterioze për në dimensione të tjera mund të fshihen pranë vrimave të zeza shumë të mëdha në qendër të Galaksisë, thonë shkencëtarët.

Bërthama e Rrugës së Qumështit përqendrohet rreth Shigjetarit A * të gjerë 25 milion milje – rreth të cilit rrotullohet sistemi ynë diellor.

Tani, një ekip ekspertësh pretendon se të ashtuquajturat “vrima-krimbash” mund të ekzistojnë pranë vrimave të mëdha të zeza.

Kjo pasi këto portalet – të cilat nuk janë vërejtur kurrë – mendohet se formohen vetëm në “kushte ekstreme gravitacionale”.

Disa madje besojnë se “vrimat e krimbave” mund të jenë rrugë derë për realitetet alternative – ose rrugë të shkurta për në pjesët e largëta të universit tonë.

Por studime të mëtejshme do të zbulojnë nëse ato ekzistojnë apo jo në të vërtetë/Shqip.

{gallery}