YouTuberi amerikan flet për rrugëtimin e tij nga i pastrehë në milioner

YouTuberi amerikan flet për rrugëtimin e tij nga i pastrehë në milioner

22 October 2019 09:34

YouTuberi Ben Phillips ka miliona shikime në videot e tij, dhe as shifrat në llogarinë e tij bankare nuk janë më të vogla. 

Ai është një shembull për të rinjtë, ndërsa kohët e fundit zbuloi se deri disa vjet më parë ai ishte i pastrehë, dhe tregoi se si erdhi deri tek fama dhe suksesi. 

Ai dikur ëndërronte të ishte lojtar i ragbit ose të punonte për Apple. Kur ishte 21 vjeç, ai u zhvendos në Londër nga Uellsi për ta gjetur fatin e vet atje. Mendoi se duke e përdorur humorin do të mund ta realizonte ëndrrën e tij për famën dhe paratë, shkruan sot Koha Ditore.

Pak pas zhvendosjes, ai i harxhoi të gjitha paratë dhe u dëbua nga hoteli ku po qëndronte. Për disa muaj ai flinte në hyrjet dhe korridoret e hoteleve dhe ndërtesave. 

Duke e kuptuar që kishte dështuar në qëllimin e tij, ai kthehet në vendlindjen e tij në Uells, ku vazhdon të bëjë video humoristike me vëllanë e vet. Duke u argëtuar në xhirime, ai e bën një videoklip për aplikacionin Vine, ku e sfidon vëllanë e tij që të shikojë në një shishe me ujë dhe ta shikojë një monedhë pluskuese, pas së cilës e shtyp shishen dhe e spërkat me ujë fytyrën e tij. 

Videoja vetëm gjashtësekondëshe bëhet virale dhe e vërshon botën, duke e lansuar kështu karrierën e tij. Ai shumë shpejt fillon të bëjë video për YouTube dhe të bashkëpunojë me partnerë të shumtë. Tani, disa vjet më vonë, Phillips po avokon që në shkolla të futet lënda e cila do të mësojë rreth YouTube dhe platformat e ngjashme në internet, ku të rinjtë mund ta arrijnë suksesin si ai.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme