15 maji është dita e 136-të në kalendarin Gregorian, këtë vit shënon në ditën e hënë.
Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme, transmeton Koha.net.
1248 – Kryepeshkopi Konrad Hochstaden vendos gurthemelin për katedralen e Këlnit. Katedralja e Këlnit është objekti më i vizituar i Gjermanisë, duke tërhequr mesatarisht rreth 20 000 njerëz në ditë.
1252 – Papa Innocent i katërt lëshon dekretin ‘dem ad exstirpanda’, i cili autorizon torturimin e heretikëve në inkuizicionin mesjetar, por edhe e kufizon atë, duke përcaktuar se deri në çfarë mase një heretik duhej të torturohej.
1492 – Në Saksoni, mercenarët gjermanë vrasin mbi 200 fshatarë gjatë kryengritjes së nxitur nga kriza ekonomike dhe taksat e larta. Revolta mori emrin “Bukë e Djathë” nga emblemat mbi flamujt e kryengritësve – ‘bukë e djathë’ konsiderohej dieta më e thjeshtë ushqimore për jetesë.
1525 - Beteja e Frankenhausenit mbyll Luftën e Peasantit.
1567 - Mbretëresha Skoceze Mary martohet me James Hepburn, Earl of Bothwell, burrin e saj të tretë.
1602 - Bartholomew Gosnold bëhet evropiani i parë që sheh Kepin e Zotit.
1618 – Johannes Kepler zbulon ligjin e harmonisë.
1701 – Filloi lufta e suksesionit Spanjoll.
1718 - James Puckle, një avokat nga Londra, shpik automatikun e parë.
1756 - Lufta e Shtatë Vjetëve fillon kur Anglia shpall luftë mbi Francën.
1776 - Revolucioni Amerikan: Konventa e Virgjinias i propozon delegacionit të Kongresit kontinental që të propozoj një Rezolutë për pavarësi nga Britania e madhe, duke i hapur rrugën kështu deklarimit të pavarësisë.
1856 – Lindi Lyman Frank Baum – gazetar dhe autor i një prej tregimeve për fëmijë më të famshëm në historinë e kohëve të fundit.
1897 – Lufta turko – greke. Ushtria greke tërhiqet mes humbjeve të shumta.
1926 - Fillon programin Radio Zagrebi, radioja e parë në Kroaci
1935 – Metroja e Moskës hapet për herë të parë për publikun.
1940 – Çorapet prej najloni dalin për herë të parë në shitje në mbarë Shtetet e Bashkuara.
1943 – Joseph Stalin shpërbën Kominternin (Internacionalja e tretë komuniste).
1944 – Gjeneralët Eisenhower e Montgomery, kryeministri Churchill dhe mbreti George VI takohen për të diskutuar planin D – Day mbi zbarkimin e forcave aleate në Evropë.
1956 - fillon programin Televizioni kroat.
-
15 maj 2017 12:15
-
Shpërndaje në: