Kuriozitet

Piktura italiane e humbur për disa vite vlerësohet me 6 milionë euro

Descriptive Text

Një pikturë e humbur, e mjeshtrit italian të shekullit XIII, e gjetur në kuzhinën e një gruaje të moshuar franceze, është vlerësuar deri në gjashtë milionë euro dhe do të nxirret në ankand muajin që vjen.

“Christ Mocked” e realizuar nga artisti i hershëm i Renesancës, Cimabue, ishte vlerësuar nga 4 deri në 6 milionë euro (6.6 milionë dollarë) nga eksperti parisien i mjeshtërve të vjetër, Eric Turquin, dhe do të shitet nga shtëpia e ankandeve “Acteon” në Senlis, në veri të Parisit, më 27 tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Për vite me radhë, piktura ishte varur afër një ene gatimi në kuzhinën e një zonje të moshuar në Compiegne, në veri të Parisit. Ishte zbuluar se piktura i takonte piktorit Cimabue, kur eksperti kishte shkuar për të vlerësuar shtëpinë që i takonte zonjës e që do të nxirrej në ankand.

Turquin ka thënë se nuk kishte asnjë dyshim në origjinalitetin e pikturës, pasi ishte në stilin e mjeshtrit italian dhe tunelet e bëra nga krimbat në panelin e drurit të plepit përputhen me ato dy vepra të tjera të ngjashme të Cimabues, “Madonna Enthroned” që ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Londrës dhe “The Flagellation of Christ”, që është pjesë e koleksionit “Frick” në New York.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)