Kuriozitet

Rritja e gabuar për turizëm bën që të ngordhin 86 tigra

Një program për të rritur tigra me fertilizim artificial në mënyrë që të shtohej turizmi, ka bërë që të ngordhin 86 tigra të shpëtuar në vetëm tre vite.

ADN-ja e 147 tigrave që u analizuan në strehën për kafshë të drejtuar nga qeveria e Tajlandës, tregojnë se mënyra e gabuar se si janë kombinuar ka bërë që të kenë probleme frymëmarrjen.

Zyrtarët e parkut thanë se kombinimi i gabuar i ADN-ve ka bërë që shumë prej tigrave të kenë probleme me sistemin imunitar, me paraliza dhe dobësime të tjera të shëndetit.

{gallery}

Prej vitesh, turistët mblidheshin te tempulli i Kançanaburit për të ushqyer tigrat e për të bërë foto me ta.

Kjo bëri që të lulëzojë dhe një tregti e paligjshme me lëkurë tigri, dhëmbë dhe kocka tigri për nejrëz që donin t’i kishin si suvenire.

Kockat e tigrit përdoren shumë edhe për mjekësi popullore në azi, dhe shiten me dhjetëra mijëra dollarë në Kinë.

National-Geographic zbuloi se murgjit e tempullit kishin menaxhuar një biznes për të furnizuar tregun e zi me pjesë tigrash.

Këlyshët mbaheshin në enë me ujë për t’i ruajtur. Kockat dhe dhëmbët e tigrave përdoren për mjekësi popullore në Azi

Kombinimi i gabuar i ADN-së bënte që shumë prej tigrave të rriteshin me probleme, të paralizoheshin e të sëmureshin, 86 nga 147 në total kanë ngordhur.