Kuriozitet

Lansohet super jahti më i madh në botë, tejkalon atë të sheikut

Jahti më i madh në botë, 183 metra i gjatë e i cili është nën pronësi të miliarderit norvegjez, sapo u lansua në Rumani.

I quajtur REV Ocean, ky jaht nuk është i dizajnuar ashtu sikurse të gjithë super jahtet që ofrojnë vetëm luks. Ai është ndërtuar që të jetë një anije kërkimore, për të realizuar ekspedita shkencore me misionin për ruajtjen e oqeaneve të botës, transmeton Koha.net.

REV Ocean, i cili tashmë është rrugës për në Norvegji për t’u pajisur, ai do jetë i gatshëm në 2020-ën.

REV Ocean ka thyer rekordet e superjahteve, duke u bërë më i gjatë në botë, me 182.9 metra, duke rrëzuar nga froni superjahtin Azzam të sheikut Khalifa bin Zayed Al Nahyan, i cili është i gjatë 180 metra.

REV Ocean është nën pronësi të miliarderit norvegjez, biznesmenit Kjell Inge Rokke, i cili ka 3.3 miliardë dollarë pasuri e i cili është në listën e 200 njerëzve më të pasur në botë të cilët kanë nënshkruar ‘Giving Pledge’, duke premtuar se do të dhurojë më së paku gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

REV Ocean do të jetë në gjendje që të mbajë 55 shkencëtarë e 35 anëtarë të ekuipazhit.

Ky super jaht do të jetë i pajisur me pajisje shkencore, sisteme sonarie, laborator, auditorium e klasa, ‘moonpool’ e cila është për nëndetëse, si dhe një ‘ROV’ (robot kërkimor nënujor) me një kapacitet të zhytjes deri në 600 metra si dhe pajisje të përparuara të komunikimit e teknologji më të avancuar në treg.

{gallery}