Kuriozitet

6 shpikje të çuditshme që nuk do ta besoni se ekzistojnë

Bota jonë moderne është plot me shpikje të dobishme, të zgjuara dhe gjeniale…dhe disa të tjera që janë thjesht të çuditshme. ‘Shqip’ sjell sot disa nga shpikjet më të pazakonta, të cilat duhen parë për ta besuar se ekzistojnë vërtet.

Letër higjienike portative

Të gjithëve na ka ndodhur të na zërë teshtima kur jemi në publik dhe mund të jemi zënë për të gjetur një shami për t’u fshirë. Por të mbash një top letre higjienike në kokë për një rast të tillë nuk duket si shpikja më e mirë për problemin në fjalë.

Maskë qeni në formën e sqepit të rosës

Ju duhet një maskë e lezetshme për qenin tuaj? Mos u mendoni më gjatë. Kjo shpikje do ta pengojë qenin tuaj të kafshojë, duke e bërë të duket i padëmshëm edhe nga kalimtarët e tjerë në park.

Leckë çimentoje për bebin

Kush është ajo grua që me veten e vet s’ka dëshiruar që foshnja e vet ta ndihmojë disi edhe me punët e shtëpisë. Ata e kanë zakon të zvarriten rreth e rreth shtëpisë, kështu që falë kësaj shpikjeje edhe pastrojnë .

Mbrojtës nga spërkatjet gjatë ngrënies

Kjo shpikje ka për detyrë t’i mbajë flokët tuaj jashtë nga ushqimi që po konsumoni, duke iu ndihmuar mos bëheni pis. Duket interesante, por në këto raste është më e volitshme që thjesht të kapen flokët.

Shapka prej bari

Është e vërtetë se ndonjëherë nuk ka ndjesi më të bukur se sa kur ecni këmbëzbathur në bar, sidomos nëse jetoni në një qytet të madh. Por sa prej jush do të guxonin ta ‘ngjisnin’ barin pas këmbës në formën e shapkave me gisht? Ndoshta është më mirë të bëni thjesht një shëtitje në park.

Jastëku ‘struc’

Dremitja mund të jetë magjike, një ndjesi e mrekullueshme që të mbush me energji për të për të vazhduar pjesën tjetër të ditës. Me këtë jastëk ‘struc’ (i quajtur kështu sepse të jep ndjesinë sikur e ke futur kokën në rërë), mund ta shijoni në maksimum dremitjen…për më tepër sepse askush nuk do të guxonte t’ju bezdiste nëse do të mbani në kokë një gjë të tillë.

{gallery}