Në ishullin e Sazanit kapet peshkaqeni dhelpër i gjatë rreth tre metra

Në ishullin e Sazanit kapet peshkaqeni dhelpër i gjatë rreth tre metra

24 August 2019 13:11

Kapet peshkaqeni dhelpër në afërsi të ishullit të Sazanit. Peshkaqeni është i gjatë rreth 3 metra ndërsa peshon rreth 200 kg. Peshkaqeni dhelpër nuk konsiderohet nga më të rrezikshmit, por as nuk është miqësor.

Ai është kapur në det të hapur larg Sazanit, në veri të ishullit ndërsa qëndron në thellësi të mëdha.

Futet në llojin e specieve në rrezik zhdukje. Asnjëherë nuk rri në afërsi të bregut të detit dhe gjithmone lundron në 70 metra thellësi. /ABC News

Komentet

Shto koment

Të ngjashme