Zhyten pas 15 vjetësh në rrënojat e “Titanikut” trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Zhyten pas 15 vjetësh në rrënojat e “Titanikut” trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

22 August 2019 10:55

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të 'Titanikut' në Oqeanin Atlantik.

Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë, e cila po zhduket me shpejtësi, transmeton Shqip.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historiani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme