Analiza e ADN-së shton misterin e liqenit Rupkund plot me skelete në Himalaja

Analiza e ADN-së shton misterin e liqenit Rupkund plot me skelete në Himalaja

22 August 2019 10:04

Shkencëtarët kishin menduar deri më sot se qindra skeletet e gjetura brenda liqenit Rupkund, në Himalaja kanë qenë të pelegrinëve që mund të kenë vdekur gjatë një stuhie rreth 1000 vjet më parë, por analizat e fundit hedhin poshtë këtë teori.

Brenda liqenit janë jo pak, por 800 skelete njerëzish, ndaj kohët e fundit u krye një studim ADN-je që shpresonte të hidhte pak dritë, por rezultatet vetëm sa e shtuan misterin.

Analizat e ADN-së të kryera në fillim-vitet 2000 kishin sugjeruar se të vdekurit ishin nga Azia e Jugut, rreth vitit 800 të erës sonë. Shenjat tregonin se të gjithë kishin vdekur në të njëjtën kohë.

Por analizat e kryera kohët e fundit, kanë treguar se 23 prej skeleteve kanë vdekur në një tjetër periudhë, midis shekullit VII dhe X, ndërsa 14 të tjerë kanë vdekur 1000 vjet më vonë, po ashtu në të njëjtën ditë.

Dhe ndryshe nga të tjerët, grupi i fundit e ka origjinën nga Mesdheu, nga Greqia dhe Kreta, më saktësisht. Në të njëjtën ditë me këta ka vdekur edhe një person me origjinë nga Azia lindore.

Kjo bën të ngrihen pyetje të tjera rreth misterit 50 vjeçar. Ç’bënte një grup mesdhetarësh në Rupkund, dhe pse vdiqën njëherazi? Për më tepër, shkencëtarët as nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen me saktësi.

Skeletet janë të të dy gjinive, dhe nuk është gjetur shenja dhune, as armë rrethe rrotull. Veç kësaj, gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë, sipas analizave të ADN-së, ndaj kjo përjashton mundësinë e ndonjë epidemie në masë./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme