Del në shitje një ndër kështjellat më të njohura në Skoci, çmimi 8.7 milionë euro

Del në shitje një ndër kështjellat më të njohura në Skoci, çmimi 8.7 milionë euro

21 August 2019 11:33

Një kështjellë skoceze me lidhje me Mary Queen of Scots ka dalë në treg për një vlerë 8 milionë paundë.

Kalaja Seton në Lothian Lindor u ndërtua me gur dhe thuhet se ishte një ndër kështjellat e preferuara të mbretëreshës Stuart.

Arkitekti i njohur Robert Adam përdori mbetjet e Pallatit Seton për të ndërtuar pronën imponuese në 1789.

Vendosur në 13 hektarë hapësirë dhe me kopshte në Longniddry, tani ajo është një shtëpi me 13 dhoma gjumi me një stallë pune dhe një tavernë private.

Me 8.7 milionë euro një ndër kështjellat më të bukura të Skocisë mund të jetë e juaja./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme