Familja mbretërore britanike heq dorë nga një traditë e moçme

Familja mbretërore britanike heq dorë nga një traditë e moçme

19 August 2019 18:21

Më 26 dhjetor, familja do të mblidhej për të shkuar në gjueti për fazanë.

Megan Markle është aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe nuk është adhuruese e këtij aktiviteti dhe traditës së gjatë familjare. Por duket se e gjithë familja do të heqë dorë nga kjo traditë, dhe se nuk ka asnjë lidhje me Meganin.

Sipas Daily Mail, për shkak se numri i brumbujve është rritur në mënyrë dramatike, kjo specie e zogjve po lufton për të mbijetuar dhe sezoni i gjuetisë tani zyrtarisht ka mbaruar.

Lajmi erdhi derisa familja mbretërore ndodhet për pushime dhe ndryshoi planet e tyre për dimër, raporton Cosmopolitan.

Sidoqoftë, është në interes të ruajtjes së popullatës së shpendëve, kështu që familja mbretërore do të duhet të angazhohet për ndonjë veprimtari tjetër, përcjell ksp. Megjithatë ky lajm ka gëzuar Meganin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme