Kuriozitet

Bonus financiar për çdo kilogram të humbur nga mbipesha!

Descriptive Text

Pekin, 11 maj – Drejtuesi i një biznesi të vogël kinez, i shqetësuar nga mbipesha e disa prej punonjësve të tij, ka bindur disa prej tyre t’i nënshtroheshin një diete duke iu ofruar një bonus për çdo kilogram të humbur.

”Wang Xuebao, i cili drejton ‘Kingtian Consulting’, një kabinet këshillimi në Xian (veri) ofroi 200 juan (26 euro) për çdo kilogram më pak”, sqaroi ai në një intervistë për median.

”Që nga fillimi i muajit mars, 20 punonjës i janë bashkuar kësaj nisme. Bonusi më i lartë ceku vlerën 2 000 juan, në rastin e një punonjëseje mjaft të motivuar që humbi 10 kilogramë në dy muaj”, konfirmoi Wang.

Drejtuesi i ri tregoi se kishte pasur idenë e ofrimit të këtij bonusi për më pak kilogram, duke konstatuar që profesioni i konsulentit ishte shumë sedentar pasi kërkonte orë të gjata qëndrimi ulur në karrige