Kuriozitet

Ish-hajni këshillon pronarët si t’i sigurojnë shtëpitë e tyre

Mund të mendoni se kur bëhet fjalë për sigurinë në shtëpi, që po bëni një punë të mrekullueshme – sigurohuni që të bllokoni të gjitha dyert dhe dritaret dhe mos leni asgjë të vlefshme të ekspozuar.

Por del se ka një numër mënyrash që mund ta leni veten të pambrojtur ndaj hajnave, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net. Kjo është sipas Michael Fraser, ekspert i sigurisë, i cili di shumë mirë mënyrën sesi mendojnë hajnat pasi që edhe ai ishte një i tillë.

Gjatë emisionit “This Morning”, Fraser ka treguar disa këshilla më të mira për mbrojtjen e shtëpisë tuaj.

Image

Një nga këshillat më interesante ishte ajo që përfshiu kalendarin, diçka që shumica prej nesh nuk do të brengoseshim fare. Megjithatë, ai thotë se mund ta rrezikoni veten sepse hajnat mund ta lexojnë atë nëse keni rrumbullakuar ndonjë datë të rëndësishme.

“Mos vendosni kalendarin të ekspozuar me datat e nënvizuara për pushimet afër dritares – ata do të kthehen përsëri kur ju nuk do të jeni aty”, paralajmëron Fraser.

Ashtu sikurse kalendarët, Fraser po ashtu sugjeron të gjithë që të përdorin të dy dryna në derën e përparme nëse ata i kanë dy pasi hajnat mund ta kuptojnë kur njëri dry nuk është i kyçur.

Gjithashtu, Fraser thotë se tabelat me shënimin “Kujdes! Qeni” janë të kota sepse “nëse qeni mund të lëvizë përreth shtëpisë atëherë edhe hajnat munden”.

Ai, po ashtu, shtoi se njerëzit duhet të instalojnë sa më shumë siguri që është e mundur në shtëpinë e tyre – veçanërisht zilen e derës me kamerë.