Kuriozitet

Druri e ardhmja e betonit, në të ardhmen edhe rrokaqiejt do të jenë nga druri

Shpikjet e fundit nga druri janë duke dërguar në ndërtimin e rrokaqiejve komplet nga druri.

Sipas ‘Inovacioneve nga Materialet Natyrale’, kjo jo vetëm që është e arritshme por ata shpresojnë që kjo do të dërgoj ndërtimin e qyteteve të tëra në të ardhmen, transmeton koha.net.

Ekipi i hulumtuesve me bazë në Universitetin e Cambridge në Angli, Fakultetin e Arkitekturës, si një nëndisiplinë , e përbërë nga arkitekt, biokimikistë, kimistë, matematikanë e inxhinier, të cilët janë të specializuar në materiale me bazë bimore, thonë se kjo do të jetë një risi strukturore e e ardhmja e betonit.

Image

“Betoni është rreth 5 herë më i rëndë se sa druri, gjë e cila do të thotë që është më e shtrenjtë për t’u transportuar, është një burim-intensiv dhe kontribuon në lirimin e një sasie tepër të madhe të dyoksidit të karbonit. Pas ujit, betoni është materiali që konsumohet më së shumti nga njerëzit. Por tani ne kemi një alternativ, dhe është i bazuar në bimë” ka thënë Dr Michael Ramage, hulumtuesi kryesor i këtij projekti.

Ekipi parashikon që pemët do të zëvendësojnë betonin si material ndërtimor mbizotërues në qytete, e që njëherësh lufton ndryshimet klimatike dhe mungesën strehimit global, transmeton koha.net.

Dr Rabaga ka shpjeguar: “Vetëm në Britani, ne na duhen 340 mijë shtëpi te reja për çdo vit për 12 vitet e ardhshme për të akomoduar popullsinë tonë. Betoni është i paqëndrueshëm. Pemët, në anën tjetër është i vetmi material ndërtimorë që ne mund ta rrisim, e që kjo redukton dyoksidin e karbonit.

Pyjeve të qëndrueshme të Evropës ju duhet vetëm 7 sekonda që të rrisin vëllimin e drunjve që kërkohet për një apartament me 3 dhoma gjumi, e 4 orë për rritur një qiellgërvishtës 300 metra të gjatë. Vetëm pyjet e Kanadasë janë të mjaftueshme që të ofrojnë drunj për të strehuar një miliardë njerëz përjetësisht”, ka shtuar ai.