Kuriozitet

Futbollisti shpërblehet me një pulë për ndeshjen impresive

Një yll futbolli nga Malavi mori një çmim të pazakontë për performancën impresive në fundjavë: një pulë të gjallë.

Pasi shënoi dy gola për skuadrën e Premier Divisionit të Malavit, Nyasa Big Bullets, futbollisti Hassan Kajoke mori dhuratë një pulë nga një tifoz, pasi u shpall lojtar i ndeshjes.

Për më tepër, tifozi edhe kishte ngjyrosur pulën me ngjyrat e skuadrës së Kajokes, shkruan sot Koha Ditore.

Ai mori leje për të dhënë dhuratën në fushë dhe e solli pulën me një pako kartoni ku kishte të shënuar emrin Kajoke.

Lojtarët e tjerë u distancuan pak, ndërsa Kajoke mori çmimin, pas fitores 5:0 të Big Bullets ndaj Karonga Unitedit.

Futbolli afrikan është i njohur për mënyrat e çuditshme të shpërblimit të futbollistëve të ndeshjeve.

Shishet e shampanjës janë ndërruar me birra, sandale apo edhe pako interneti në celular.

Ndërkohë në stinorin 2016/17, Premier League e Anglisë ishte kritikuar për shpërblimet. Një katërkëndësh i shënuar me mbishkrimin "Lojtari i Ndeshjes" dhe me logon e divisionit, është shpërblimi për lojtarët më të mirë.

Shumë liga të tjera futbolli kanë trofe të çuditshëm.

Gongu që jepet në A Leaguen e Australisë është krahasuar me një vath gjigant, ndërsa trofeu i Premier Leagues së Rusisë është një vazo xhami. Por asnjë nuk krahasohet me rivalitetin e futbollit amerikan mes Minnesota Golden Gophers dhe Wisconsin Badgers, skuadra të kolegjeve, që luftojnë për Trofeun Paul Bunyan Axe - një sëpatë gjigante.

{gallery}