Kuriozitet

Zbulohet një xhami 1,200 vjeçare në Izrael, një ndër të parat në botë

Descriptive Text

Një nga xhamit më të vjetra, e ndërtuar para rreth 1,200 viteve më parë, është gjetur nga arkeologët në shkretëtirën Nagev të Izraelit.

Mbetjet, që datoj nga shekulli i 7-të apo 8-të, janë gjetur në qytetin e Bedouinit në Rahat, transmeton koha.net.

Autoriteti i antikitetit Izraelit (IAA) thotë se xhamia është zbuluar gjatë ndërtimeve që po bëhen në këtë zonë, raporton BBC.

Kjo është xhamia e parë që është gjetur e asaj periudhe në këtë zonë, duke u krahasuar me moshën e atyre që janë gjetur në Mekë e Jerusalem, thotë IAA.

Drejtuesit e gërmimeve, Jon Seligam e Shahar Zur thonë se kjo xhami do të jetë “një zbulim i rrallë kudo në botë”.

Studiuesit besojnë se kongregacioni i xhamisë ka shumë të ngjarë të kenë qenë fermerë lokalë.

Ndërtesa ishte e formë drejtkëndore, kishte vendin e imamit dhe ishte e kthyer drejt Mekës.

“Këto karakteristika janë prova për qëllimin që ishte përdorur kjo ndërtesë, qindra vite më parë”, ka thënë Mr Seligman.

Kjo është nga xhamit e para që është ndërtuar pas arritjes së Islamit në atë që njihet si Izraeli i sotëm, kur arabët pushtuan krahinën e atëhershme bizantine në vitin 636, sipas GIdeon Avni, një ekspert i historisë së hershme të Islamit.

{gallery}