Kuriozitet

Becker humb betejën për ta ndalur ankandin e sendeve të tij

Një ankand britanik i sendeve personale nga ish-ylli gjerman i tenisit Boris Becker, përfshirë trofe dhe reketa, përfundoi pasi ky i fundit hoqi dorë nga padia për ta parandaluar atë.

Ankandi online i ”Wyles Hardy & Co” duhej të arrinte më shumë se 500 000 dollarë për kreditorët e Beckerit, pasi kampioni tre herë i Wimbledonit, u shpall i falimentuar më 2017 për një borxh të pretenduar nga bankierët privatë Arbuthnot dhe Latham.

Rreth 82 sendet e tij dolën në shitje për herë të parë në qershor të vitit 2018, por ankandi u pezullua pasi Becker, 51 vjeç, kundërshtoi gjendjen e tij të falimentimit dhe pretendoi imunitet diplomatik si i ashtuquajtur oficer sportiv i Republikës së Afrikës Qendrore në Bashkimin Europian.

Pjesa e ankandit përfshiu një raketë tenisi ”Puma” që daton prej vitit 1988, një këllëf rakete të nënshkruar nga Becker, që mori një ofertë mbyllëse prej 16 000 eurosh e tjerë.