22 amfora të lashta gjinden në brigjet shqiptare

22 amfora të lashta gjinden në brigjet shqiptare

12 July 2019 18:50

Një projekt i përbashkët ujor arkeologjik shqiptaro-amerikan thotë se jashtë brigjeve shqiptare ka gjetur amfora që janë së paku 2,500 vjet të vjetra, të cilat mund të kenë mbetur nga mbytjet e anijeve të lashta, transmeton Koha.net.

Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha të premten se kanë gjetur 22 kontejnerë në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakowski tha se besojnë që amforat e llojit korintas datojnë që nga mesi i shekullit 5 dhe 7, shkruan New York Post.

Që nga viti 2004, RPM ka hartuar shtratin e detit të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me plan të vazhdueshëm për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj nënujore me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej kombeve më të varfra të Evropës.

© KOHA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme