Kuriozitet

Oqeani Atlantik kthen rërën në plazhin irlandez të cilin e kishte zhdukur 33 vjet më parë

Një plazh që ishte zhdukur më shumë se 30 vjet më parë nga një ishull i largët në brigjet perëndimore të Irlandës është rishfaqur pasi janë hedhur disa mijëra ton rërë në vijën bregdetare shkëmbore.

Plazhi 300 metërsh afër fshatit të vogël Dooagh në Ishullin Akil u zhduk më 1984 kur stuhitë mblodhën rërën e tij, duke lënë vetëm disa shkëmbinj.

Image

Por pas rrymave pranverore të muajit të kaluar, banorët lokalë zbuluan se Oqeani Atlantik ua kishte kthyer rërën.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi të madhe”, ka thënë Sean Molloy nga zyra e turizmit e Akilit për “Irish Times”, duke kujtuar se plazhi i famshëm dikur kishte katër hotele dhe disa bujtina, në ishullin me 2,600 banorë, transmeton Koha.net.

“Akili tashmë posedon pesë plazhe me flamur të kaltër (që i plotësojnë standardet ndërkombëtare), por po shpresojmë se me kalimin e kohës do ta kemi edhe të gjashtën”.

Image

Ishulli, më i madhi në brigjet e Irlandës, është pjesë e Shtegut të Egër të Atlantikut, një shteg turistik që shtrihet nga pjesa jugore e vendit deri në veriperëndim.